Rrihen mes vete me grushte e shqelma

Futboll

Rrihen mes vete me grushte e shqelma

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 21:22
Rrihen mes vete me grushte e shqelma

Rivalët e vjetër takohen sërish. Anglia do të përballet me Skocinë në “Wembley” të Londrës.

Kjo ndeshje vlen për xhiron e dytë të grupit D në Kampionatin Evropian.

Por, para ndeshjes, tifozët e të dyja përfaqësueseve kanë qëruar hesapet në një mënyrë tjetër.

Ata kanë filluar të rrihen mes vete rrugëve të Londrës, duke dhënë një shembull të keq.

Anglia fitoi ndeshjen e parë ndaj Kroacisë minimalisht 1:0 duke e mundur kështu rivalin kryesor në grup.

Në anën tjetër, Skocia u mposht 2:0 nga Çekia dhe një humbje tjetër sonte mund të shuajë gjasat e tyre për kualifikim tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat