Pogba drejt PSG-së

Futboll

Pogba drejt PSG-së

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 22:08
Pogba drejt PSG-së

Paul Pogba ka vendosur të mos e zgjasë kontratën e tij me Manchester Unitedin, raporton RMC Sport dhe francezi ka nisur bisedimet me gjigantin francez, Paris Saint-Germain.

Sipas medias franceze, agjenti Mino Raiola u takua me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi në Nice disa ditë më parë për të diskutuar rreth kësaj situate.

Marrëveshja aktuale e Pogbas me Manchester Unitedin skadon në qershor të vitit 2022 dhe ai nuk duket i interesuar të zgjasë qëndrimin në “Old Trafford”.

Klubi po tenton dëshpërimisht ta bind Pogban, por një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë. “Djajtë e Kuq” po shpresojnë që të paktën dikush t’u ofrojë rreth 80 milionë euro për një lojtar që do të jetë i lirë verën e ardhshme.

Juventusi ka qenë i lidhur me një rikthim të mundshëm të Pogbas, që impresionoi për “Zonjën e Vjetër” në periudhën 2012-2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat