Po shkëlqen në Euro 2020 me Holandën, Bayerni futet në garë për Denzel Dumfries

Futboll

Po shkëlqen në Euro 2020 me Holandën, Bayerni futet në garë për Denzel Dumfries

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 22:51
Denzel Dumfries

Holanda e ka nisur shumë mirë Euro 2020. Dy fitore në dy ndeshjet e para dhe një nga të paktat skuadra si ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të kompeticionit.

Një nga lojtarët më të dalluar te kombëtarja tulipane është Denzel Dumfries, i cili ia ka dalë të gjejë golin ndaj Ukrainës dhe Austrisë.

25-vjeçari i linjës së djathtë luan me PSV, teksa shumë klube të njohura kanë shprehur interes për shërbimet e tij.

Në lojë është futur edhe Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë kanë nisur bisedimet me Mino Raiolën, agjentin e lojtarit.

Sky Sport shkruan se klauzola e largimit të Dumfries është 15 milion euro, shumë që drejtuesit e klubit bavarez e konsiderojnë të lartë për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat