Liverpool merr vendimin për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

Futboll

Liverpool merr vendimin për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 23:35
Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi

Klubi anglez pritet të bëjë disa largime në afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Liverpool është i gatshëm të largojë nga skuadra dyshen sulmuese Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi.

Dyshja e sulmit, kanë pasur shumë pak minuta në dispozicion sezonin e kaluar, dhe duket se trajneri i ‘The Reds’ Jurgen Kloop nuk llogaritë më në këta dy sulmues.

Shaqiri dhe Origi të dy kanë pasur momentet e tyre të mira në ‘Anfield’, sidomos në vitin 2019 kur ishin pjesë e rëndësishme e Liverpoolit në fitimin e Ligës së Kampionëve.

Gjigani anglez, pritet të fillojë së shpejti me përforcimet për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat