Gjasat në grupin e ‘ferrit’, cilat janë gjasat e Gjermanisë, Francës e Portugalisë

Futboll

Gjasat në grupin e ‘ferrit’, cilat janë gjasat e Gjermanisë, Francës e Portugalisë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Të shtunën na presin disa sfida mjaft vendimtare për fatin e ‘EURO 2020’.

Hungaria (0 pikë) takohet kundër Francës (3), ndërsa pas tri ore takohen Portugalia (3) – Gjermania – (0).

Kampionët në fuqi Portugalia, konfirmohet në dy vendet e para nëse fitojnë dhe Hungaria nuk e mund Francën.

Franca kualifikohet nëse mund Hungarinë. “Gjelat” konfirmojnë dy vedetë e para nëse fitojnë dhe Gjermania nuk e mund Portugalinë.

Kurse, Gjermania nuk mund të renditet më në dy vendet e para po humbi përballë Portugalisë dhe Hungaria nuk mposht Francën. Hungaria nuk mund të renditet në dy vendet e para nëse humbet me Francën dhe Gjermania nuk e thyen Portugalinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat