Southgate i zhgënjyer me barazimin ndaj Skocisë

Futboll

Southgate i zhgënjyer me barazimin ndaj Skocisë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 23:56
Gareth Southgate

Anglia mori vetëm një pikë përballë Skocisë. Derbi ishullor i Euro 2020 nuk prodhoi asnjë gol në “Wembley”, rezultat që gëzoi më shumë miqtë, të cilët mbeten në garë për kualifikimin. “Tre Luanët” hasën në murin e fortë të mbrojtjes skoceze, teksa rrezikuan ta humbnin ndeshjen.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate pret më shumë nga djemtë e tij, diçka që e theksoi në prononcimin e dhënë pas ndeshjes. “Natë zhgënjyese, ne e dimë që mund të luajmë shumë më mirë se kaq, por duhet pranuar që Skocia luajti mirë.

Nuk bënë aq sa duhet për të fituar ndeshjen. Në një turne si Euro 2020, kur e sheh që nuk mund të fitosh dot është mirë dhe e rëndësishme të mos mposhtesh. E ndjeva që kishim nevojë për të mbështetur mbrojtjen.

Ky është shkaku pse aktivizova Rashford në vend të Kane, pasi mendova që Markus do të na jepte atë energji që po na mungonte“, deklaroi Southgate. Anglia numëron 4 pikë në grupin D, po aq sa ka edhe Çekia, kundërshtari i radhës (22 qershor, 21:00). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat