Fiorentina piketon Italianon për stolin

Futboll

Fiorentina piketon Italianon për stolin

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 00:46
Vincenzo Italianon

Pasi prishi kontratën me Gennaro Gattuson për shkak të mosmarrëveshjeve për merkaton, Fiorentina ka piketuar Vincenzo Italianon si emrin e duhur për t’i besuar pankinën dhe ka nisur menjëherë kontaktet.

Trajneri që bëri mjaft mirë në stolin e Spezias sezonin që lamë pas, ka shprehur gatishmërinë për t’u ulur në pankinën e Fiorentinës, por më parë duhet gjetur një marrëveshje me klubin ligur, pasi vetëm pak ditë më parë Italiano rinovoi edhe kontratën.

Specia kërkon një dëmshpërblim për të lënë të lirë trajnerin, ndërsa Fiorentina po negocion për të shmangur pjesën kesh dhe për të huazuar 2-3 futbollistë të rinj te klubi ligur, në mënyrë që të marrë Italianon në Firenze.

Negociatat mes palëve janë intensive dhe “tymi i bardhë” mund të vijë brenda fundjavës, pasi te Fiorentina nxitojnë të gjejnë sa më shpejt trajnerin, për të lëvizur më pas në merkato.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat