Tifozi anglez: Anglia kishte posedimin, por...

Futboll

Tifozi anglez: Anglia kishte posedimin, por...

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 01:02
Andy Moxon

Andy Moxon, tifoz anglez që punon në Kosovë tha se ka pritur që Anglia të fitojnë në përballjen kundër Skocisë, në mënyrë që të renditën të parët në tabelë.

“Një ndeshje ku posedimin e kishim por nuk ditëm të menaxhojnë me topin. Para kësaj loje ishim në vendin e dytë në grupin tonë dhe dëshira ime ishte që të ishim lider pasi kemi mbetur prapa. Unë është dashur të jem këtu kur ne fitojmë ndonjë ndeshje”.

Ndeshja që u mbyll me rezultatin baras, 0-0, tifozit anglez i kujton edhe sfidën e parë mes dy kombëtarësh në botë.

“1872 ka qenë loja e parë e futbollit, dhe kanë luajtur Angli – Skoci, dhe rezultati ka qenë 0-0, sikur sonte”.

Moxon komentoi edhe çështjen e Cristiano Ronaldos që largoi pijen në tavolinën e konferencave.

“Është çështje e tij edhe pse i ka largu mjaft shumë prej tregut, por më duket aq shumë po flitet dhe është në të mirë të Coca Colas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat