Messi dhe Argjentina marrin fitoren e parë në Kupën e Amerikës

Futboll

Messi dhe Argjentina marrin fitoren e parë në Kupën e Amerikës

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 08:19
Argjentina

Argjentina e ka mposhtur Uruguain me rezultat 1-0 në kuadër të Kupës së Amerikës.

Argjentinasit e filluan shumë mirë takimin, duke realizuar golin e vetëm të takimit në minutën e 13-të me anë të Guido Rodriguez, që u asistua nga Lionel Messi.

Uruguai më pas tentoi t’i barazonte shifrat me anë të Edinson Cavanit (27′), që kërkoi penallti, mirëpo gjyqtari bëri me shenjë se loja duhej të vazhdonte.

Në 45 minutat e dytë, ishte një lojë më shumë e përqendruar në mesfushë, pa ndonjë rast serioz.

Messi ishte edhe në këtë takim protagonisti i Argjentinës, pasi loja u ndërtua rreth tij, dhe natyrisht se lojtarët kundërshtarë ishin tek ai të fokusuar.

Edinson Cavani dhe Luis Suarez në anën tjetër ishin të markuar mjaftë mirë dhe nuk kishin hapësira të mjaftueshme për të dalë përballë portierit.

Argjentina është lider i Grupit A me katër pikë, aq sa ka edhe Kili, Paraguai me tre, Uruguai dhe Bolovia ende pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat