“Luftë” në mes Ronaldinhos dhe Sergio Ramos

Futboll

“Luftë” në mes Ronaldinhos dhe Sergio Ramos

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 08:49
Ronaldinho dhe Sergio Ramos

Edhe larg fushës, Ronaldinho dhe Sergio Ramos po nxisin beteja argëtuese.

Legjendat e Barcelonës dhe Real Madridit kanë kujtuar ditët e kaluara, duke u argëtuar me njëri-tjetrin nga postimet e tyre.

Me përfundimin e epokës së Sergio Ramos në Real Madrid, braziliani ishte i shpejtë për t’i kujtuar atij një nga mbrëmjet më të komplikuara që kishte me fanellën e bardhë.

Duke postuar një foto të Ramos, Ronaldinho  pyeti në Twitter: “e mbani mend këtë natë?”

“Po,” u përgjigj ai, “por disa muaj më vonë ishte shumë më mirë”, duke ia bashkangjitur së bashku me një foto të Real Madridit që festonte fitimin e titullit LaLiga.

Ronaldinho në atë ndeshje kishte bërë dribilime të jashtëzakonshme ndaj mbrojtësit spanjoll, drbilime këto që mund t’i gjeni tek video e bashkangjitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat