Pikë e madhe e Hungarisë në duel me Francën

Futboll

Pikë e madhe e Hungarisë në duel me Francën

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2021 Në ora: 15:49
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) -Hungaria arkëton pikën e parë në Grupin F në Kampionatin Evropian në futboll.

Hungaria barazon me rezultat 1:1 me kampionin e botës, Francën.

Pikë e madhe që i mban ende me shpresë për të kaluar grupin, ndërsa Franca luftoi deri në fund, pati mjaft raste sidomos në pjesën e parë, por Benzema nuk ishte në ditën e tij.

Image

Në fund të pjesë së parë përkatësisht në minutën e 45+2, Attila Fiola doli ballë për ballë me portierin Lloris dhe me qetësi shënon për 1:0.

Në pjesën e dytë, një Mbappe me një asistim fantastik dhe Antoine Griezmann nga afërsia barazon rezultatin 1:1 pikërisht në minutën e 66-të.   

Franca dominoi pjesën e parë, pati raste por pa konkretizim. 

Hungaria luftoi deri në pikën e fundit dhe arriti të mbetet e pamposhtur të paktën në 45 minutat e parë.

Image

Portieri Peter Gulacsi është më i merituari për pikën e Hungarisë.

Franca kryeson me 4 pikë në grupin F, pasojnë Portugalia 3, Hungaria 1 dhe Gjermania 0 pikë. Portugalia dhe Gjermani kanë një ndeshje me pak.

Hungaria – Franca 1:1
Stadiumi “Puskas Arena’ në Budapest.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
Shënues: Fiola (45+2’) – Griezmann (66’).
Kartona të verdhë: Botka - Pavard.
Hunagria: Gulacsi, Botka, Orban, At. Szalai, Nego, Fiola, Kleinheisler (Lovrencsics 84’), A. Nagy, Schäfer (Cseri 75’), Ad. Szalai (Nikolics 26’) dhe Sallai.
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Kimpembe, Digne, Kante, Pogba (Tolisso 76’), Rabiot (Dembele 57’ – Lemar 87’)), Griezmann, Mbappe dhe Benzema (Giroud 76’).
 

82' Mbappe në rast të mirë por portieri hungarez tregon edhe një herë cilësitë e tij.

78' Nuk ka ndryshim rezultati.

75' Sallai godet por Lloris nuk befasohet.

73' Hungaria në presion të madh. Franca po sulmon.

69' Lojë e bukur, atmosferë brilante.

66' Antoine Griezmann nga afërsia barazon falë asistimit të Mbappes.

63’ Lojë me ritëm nga të dy palët.

Hungaria – Franca 1:1
Stadiumi “Puskas Arena’ në Budapest.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
Kartona të verdhë: Botka - Pavard.
Hunagria: Gulacsi, Botka, Orban, At. Szalai, Nego, Fiola, Kleinheisler, A. Nagy, Schäfer, Ad. Szalai (Nikolics 26’) dhe Sallai.
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Kimpembe, Digne, Kante, Pogba, Rabiot (Dembele 57’), Griezmann, Mbappe dhe Benzema.
59' Edhe Hungaria po tregon cillsitë e saja. Hungaria - Franca 1:0.

55' Hungaria kërkon pikë të plota që i japin shpresa të mëdha.

53' Botka i Hungarisë ndëshkohet me karton të verdhë.

 51' Pogba mjaft i rrezikshlm, Hungaria po mbahet mirë.

47' Franca në presion.

46' Fillon pjesa e dytë..

Përfundon pjesa e parë.

45+2' Senzacion, Hungaria në epërsi me golin e Fiolas. Fiola doli i vetmuar dhe me qetësi e mposhti portierin francez.

Franca dominoi pjesën e parë, pati raste por pa konkretizim. Hungaria luftoi deri në pikën e fundit dhe arriti të mbetet e pamposhtur të paktën në 45 minutat e parë, por që shënoi në fund.

Hungaria – Franca 1:0
Stadiumi “Puskas Arena’ në Budapest.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
Shënues: Fiola (45+2).

Kartona të verdhë: Pavard.
Hunagria: Gulacsi, Botka, Orban, At. Szalai, Nego, Fiola, Kleinheisler, A. Nagy, Schäfer, Ad. Szalai (Nikolics 26’) dhe Sallai.
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Kimpembe, Digne, Kante, Pogba, Rabiot, Griezmann, Mbappe dhe Benzema.
41' Franca më e mirë.

37' Pogba gjuan jashtë portës.

35' Pa gola deri me tash.

31' Kylian Mbappe me pasim brilant te Karim Benzema (Francë), por gjuajtja e tij  e pasaktë.

30' HUngaria në presion të kampionit të botës.

28' Lojë e mirë nga të dy palët.

25' Është lënduar lojtari hungarez, Sallai.

23'  Nuk  ka ende gola.

Portieri hungarez heroin, i mohon golin dy herë skuadrës së Deshamp.

Luhet duke filluar nga ora 15:00, ndeshja mes Hungarisë dhe Francës, në stadiumin “Pushkash Arena”.

Në ndeshjen e dytë në Grupin F të UEFA “Euro 2020”, Hungaria dhe Franca do të gjejnë përsëri njëra-tjetrën pas 16 vitesh.

 Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, që do të kërkojnë të marrin maksimumin, por duke parë diferencat mes lojtarëve, Franca është favorite absolute, jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për të fituar Europiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat