Ronaldo kundër gjermanëve

Futboll

Ronaldo kundër gjermanëve

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 15:42
Ronaldo kundër gjermanëve

Mund të ketë më shumë se një analizë për çdo fakt. Gjithmonë varet nga këndi i vështrimit me të cilin e shohim. Ronaldo nuk ka shënuar kurrë për Gjermaninë. Kjo është e vërtetë, është diçka të cilën gazetarët gjermanë e përsërisin pa pushim.

Sa herë që Portugalia dhe Gjermania janë përballur me njëra-tjetrën, Nojer gjithmonë është imponuar kundër Ronaldos. Kjo është e vërtetë. Kapiteni i kombëtares portugeze është përballur katër herë kundër gjermanëve, gjithmonë në fazat finale në turnetë e mëdhenj, duke mos u shënuar asnjëherë.

Kështu ishte në Botërorin e 2006-ës, Europianit 2008, atij 2012 dhe Kupës së Botës në 2014-ën. CR7 ishte 360 minuta në fushë duke mos tundur asnjëherë rrjetën e “Pancerave”. Është e vërtetë. Ai madje kurrë nuk ka marrë qoftë edhe një barazim, dhe kjo është e vërtetë. Por, ashtu si çdo gjë tjetër në jetë, ka gjithmonë një kënd tjetër vështrimi. Këtë herë ka të bëjë me Manuel Nojerin, kapitenin e kombëtares gjermane. 35- vjeçarin, 193 centimetra, kampion bote në 2014-ën dhe 101 ndeshje me Gjermaninë. Epo, Ronaldo nuk ka shënuar as më shumë dhe as më pak se 9 gola kundër tij.

Është e vërtetë, nëntë ose “Neun” nëse Nojer do ta lexonte këtë shkrim. Gjithçka nisi në prill të 2012-ës në çerekfinalen e dytë të Champions-it Real Madrdid-Bajern. CR7 shënonte në minutën e 6’ dhe më pas të dytin pas një asisti të Ozilit. Dy vite më pas në gjysmëfinale të Champions-it, ai shënoi edhe dy gola të tjerë në “Allianz” ndaj bavarezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat