Fergusonit i ndodh e papritura

Futboll

Fergusonit i ndodh e papritura

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:12
Fergusonit i ndodh e papritura

Fergusonit i ndodh e papritura, ja çfarë i bëri stjuarti para ndeshjes!

Është trajneri më i madh në historinë e futbollit skocez, por kjo nuk ia lejon asnjërit si ai që të parkojë në parkingun VIP të stadiumit “Wembley” përpara ndeshjes Angli-Skoci.

Sër Aleks Ferguson ka përjetuar një eksperiencë jo të këndshme kur mbërriti disa orë përpara nisjes së ndeshjes në stadium, teksa një stjuart, pavarësisht se kë kishte përballë, e refuzoi 79-vjeçarin që të hynte në parking.

Ndërkohë kujtojmë që ndeshja e ditës së djeshme, mes Skocisë dhe Anglisë u mbyll në barazim pa gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat