Perishiç: E kemi nusur keq ndeshjen kundër Çekisë

Futboll

Perishiç: E kemi nusur keq ndeshjen kundër Çekisë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:34
Perishiç: E kemi nisur keq ndeshjen kundër Çekisë

Mesfushori kroat Ivan Perishiç ka komentuar barazimin numër një kundër Çekisë në Europian.

“Nuk luajmë mirë dhe nuk i kuptoj arsyet pse po ndodh kjo.

E kemi nisur keq ndeshjen kundër Çekisë duke pësuar më pas golin, por duhet të japim diçka më shumë kundër Skocisë”, ka thënë ylli i Inter-it.

“Të gjithë në skuadër duhet të japin më shumë, përndryshe do të kthehemi në shtëpi pas fazës me grupe. Kemi një mundësi, mund t’ia dalim, por duhet të jemi më të fortë”, ka shpjeguar Perisic.

Kroacia do ta luajë ndeshjen e ardhshme më 22 qershor kundër Skocisë. Kroatët kanë një pikë dhe mbajnë vendin e tretë në Grupin D.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat