Morata: Nuk ndodh asgjë kur tifozët na vërshëllejnë

Futboll

Morata: Nuk ndodh asgjë kur tifozët na vërshëllejnë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:42
Morata: Nuk ndodh asgjë kur tifozët na vërshëllejnë

Alvaro Morata ka marrë përsëri besimin e trajnerit Luis Enrike dhe nesër do të udhëheqë sulmin e Spanjës në ndeshjen ndaj Polonisë.

Sulmuesi spanjoll është kritikuar për shkak të rasteve të humbura, sidomos në ndeshjen e parë të Euro 2020 ndaj Suedisë. Megjithatë, lojtari i Juventus në konferencë për shtyp, theksoi se nuk e zë gjumi kur humbet raste.

“E vlerësoj shumë besimin e trajnerit dhe do të jap gjithçka nga vetja. Ata që më njohin e dinë shumë mirë se sa rëndësi të madhe ka kombëtarja për mua. Unë kam vetëm një gjë për të thënë: na mbështesni, duhet të fitojmë me Poloninë.

Asgjë nuk ndodh nëse tifozët zgjedhin të më vërshëllejnë, ka disa gjëra që nuk kuptohen ndonjëherë. Unë jam i pari që kritikoj veten, nuk më ze gjumi natën kur gaboj.Gjëja e mirë është që kam një tjetër shans dhe sigurisht që nuk do të jetë i vetmi. Jam më i motivuar se kurrë për ndeshjen e nesërme”, u shpreh Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat