'Tre Luanët' janë kritikuar ashpër

Futboll

'Tre Luanët' janë kritikuar ashpër

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:04
'Tre Luanët' janë kritikuar ashpër

Anglia nuk ka shkuar më larg se një barazim pa gola kundër Skocisë në ndeshjen e dytë të Europianit.

Një paraqitje zhgënjyese për Tre Luanët, që janë kritikuar ashpër edhe nga Paolo di Canio, ish-sulmues historik.

“Anglia është një grup me shumë talente, por pa një identitet loje, pa asnjë ide. Kur mesfushorët nuk bëjnë pasime në vertikale, duhet të ndërhyjnë qendërmbrojtësit, por përpara nuk ka patur lëvizje që ta favorizonin një gjë të tillë”, ka thënë Di Canio për Sky Sport.

Për Kane: “E kam thënë se e adhuroj Kane, por nuk më pëlqen mentaliteti i tij. E dimë të gjithë se ka dëshirë të largohet nga Tottenham, por ky qëndrim ka vazhduar ë Euro 2020 Mendoj se është më shumë një problem  psikologjik sesa fizik, ka humbur forcat. Sinqerisht, Anglia më ka zhgënjyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat