Prishtina me fjalë të mëdha për Shillovën

Futboll

Prishtina me fjalë të mëdha për Shillovën

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:37
Prishtina me fjalë të mëdha për Shillovën

Alban Shillova është ndër lojtarët më të mirë në Kosovë. Ai ditë më parë u largua nga kubi me renome i futbollit Prishtina, por kjo e fundit ka fjalë të mëdha për të.

“Sulmuesi 28 vjeç, Alban Shillova është ndarë nga Prishtina pas skadimit të kontratës dhe ka vazhduar karrierën në skuadër tjetër.
Shillova me Prishtinën ka zhvilluar një stinor e gjysmë dhe gjashtë muaj tjerë i huazuar në Drenicë.

Ka regjistruar 33 ndeshje zyrtare duke shënuar 6 gola dhe 4 asistime. Tre gola të shënuar nga Shillova do të mbahen veçmas në mend.

Ishte goli i fitores ndaj Gjilanit në sezonin 2019/20 në minutën e 4-të shtesë, pastaj goli që i dha vulë fitores në Superkupë kundër Dritës në Antalya dhe goli "roveshadë" kundrejt Llapit në stinorin pranveror të këtij edicioni. 

Albanin e falënderojmë për kontributin e dhënë, sidomos në edicionin e kthimit të titullit pas shumë vitesh, ndërsa i urojmë fat dhe sukses në vazhdim të karrierës”, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat