Rrebesh gola në Munih, Gjermania fuqi për Portugalinë e Ronaldos 

Futboll

Rrebesh gola në Munih, Gjermania fuqi për Portugalinë e Ronaldos 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:29
Rrebesh gola në Munih, Gjermania fuqi për Portugalinë e Ronaldos 

(E plotësuar) – Gjashtë gola, dy prej tyre autogola, Gjermania e gjunjëzon me rezultat 4:2 Portugalinë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena” në Munih.

Cristiano Ronaldo e nisi serinë e golave, por kjo nuk i mjaftoi Portugalisë ndaj Gjermanisë së disponuar.    

Grupi F - Rezultatet 
Portugalia – Gjermania 2:4
Hungaria – Franca 1:0
Tabela
1. Franca    2    1    1    0    2:1    4
2. Gjermania    2    1    0    1    4:3    3
3. Portugalia    2    1    0    1    5:4    3
4. Hungaria    2    0    1    1    1:4    1

Image

Lojë shumë e mirë e me përmbysje të rezultatit në 45 minutat e para. Në minutën e 15-të, Jota dinak për bukuri asistoi të Cristiano Ronaldo i cili pa vështirësi e plasoi topin në portën e boshatisur nga portieri Neuer. 

Gjermania si Gjermania, bën përmbysjen. Në minutën e 35-të, Kimmich asiston dhe Kai Havertz nga afërsia me të parën godet e në këndin e majtë, barazon rezultatin 1:1.
Në minutën e 39-të, Raphael Guerreiro duke dashur ta evitojë rrezikun, shënon autogol dhe 1:2 për Gjermaninë. 

Image

Në minutën e 51-të, Kai Havertz nga afërsia thellon epërsinë (1:3).

Robin Gosens me kokë pa vështirësi shënon për 1:4 në minutën e 60-të. Diogo Jota ngushton humbjen në 2:4 në minutën e 67-të.

Franca kryeson me 4 pikë, pasojnë Gjermania 3, Portugalia 3 dhe Hungaria me 1 pikë. 

Portugalia - Gjermania 2:4
Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Gjyqtar: A. Taylor. 
Shënues: Ronaldo (15’), Jota (67’) – Dias (35’-autogol), Guerreiro (39’-autogol), Havertz (51’), Gosens (60’).
Kartona të verdhë: Havertz, Ginter.
Portugalia: Patricio, Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro, Carvalho (R. Silva 58’), Danilo, B. Silva (Sanches 46’), Fernandes (Moutinho 64’), Jota (An. Silva 83’), Ronaldo.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels (Can 63’), Rudiger, Kimmich, Gundogan (Sule 73’), Kroos, Gosens (Halstenberg 62’), Havertz (Goretzka 73’), Muller, Gnabry (Sane 87’).

83' Portugalia në presion të madh.

79' Gjermania afër fitores.

71’ Rrebesh gola, Gjermania në epërsi me 4:2.

Portugalia - Gjermania 2:4
Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Gjyqtar: A. Taylor. 
Shënues: Ronaldo (15’), Jota (67’) – Dias (35’-autogol), Guerreiro (39’-autogol), Havertz (51’), Gosens (60’).
Kartona të verdhë: Havertz.
Portugalia: Patricio, Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro, Carvalho (R. Silva 58’), Danilo, B. Silva (Sanches 46’), Fernandes (Moutinho 64’), Jota, Ronaldo.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels (Can 63’), Rudiger, Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens (Halstenberg 62’), Havertz, Muller, Gnabry.
67' Diogo Jota ngushton rezultatin në 2:4.

66' Pak shpresa për Portugalinë.

61' Gjermania është më komode, ka rezultatin.

60' Robin Gosens me kokë pa vështirësi shënon për 1:4.

57' Gjermania po zotëron lojën.

53' Gjermanët po e tregojnë forcën e tyre ndaj kampionit në fuqi të Evropës.

51'  Kai Havertz nga afërsia thellon epërsinë (1:3) e Gjermanisë.

50' Portugalia në presion.

47' Fillon pjesa e dytë. 

Përfundon pjesa e parë, Portugalia – Gjermania 1:2.

Lojë shumë e mirë e me përmbysje të rezultatit në 45 minutat e para. Në minutën e 15-të, Jota dinak për bukuri asistoi të Cristiano Ronaldo i cili pa vështirësi e plasoi topin në portën e boshatisur nga portieri Neuer. 

Gjermania si Gjermania, bën përmbysjen. Në minutën e 35-të, Kimmich asiston dhe Dias shënon autogol , barazon rezultatin 1:1.

Në minutën e 39-të, Raphael Guerreiro duke dashur ta evitojë rrezikun, shënon autogol dhe 1:2 për Gjermaninë. 

Portugalia - Gjermania 1:2
Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Gjyqtar: A. Taylor. 
Shënues: Ronaldo (15’) – Dias (35’-autogol), Guerreiro (39’-autogol).
Portugalia: Patricio, Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro, Carvalho, Danilo, Silva, Fernandes, Jota, Ronaldo.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rudiger, Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens, Havertz, Muller, Gnabry.
43' Lojë e fortë.

39' Raphael Guerreiro  shënon autogol, 1:2.

Gjermania avancon me 2:1.

35' Lojë e fortë. Kimmich asiston dhe Dias shënon autogol, barazon rezultatin 1:1.

34' Portugalia po luan lojë shumë të mirë dhe me një mbrojtje të fuqishme.

32’ Portugalia po avancon me golin e lojtarit më të mirë, Cristiano Ronaldos. 

Portugalia - Gjermania 1:0
Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Gjyqtar: A. Taylor. 
Shënues: Ronaldo (15’).
Portugalia: Patricio, Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro, Carvalho, Danilo, Silva, Fernandes, Jota, Ronaldo.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rudiger, Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens, Havertz, Muller, Gnabry.
0' Gjermania po has në telashe.

27' Lojë e pëlqyeshme dhe Gjermania është në presion të rezultatit. Temperatuara është 31 gradë celcius.

24' Gjermania në presion të madh.

21' Cristiano Ronaldo deri me tash ka shënuar tre gola sa edhe Schik i Çekisë.

18' Gjermania po orvatet me të gjitha forcat.

15' Ronaldo shënon në portën e zbrazur pas asistimit të Jotas.

Gjermania luan me ritëm të shtuar, në kërkim të golit.

12' Toni Kroos tenton por pa sukses.

10' Gnabry rrezikon por me fat kampioni në fuqi i Evropës.

9' Gjermania nuk ka se çfarë të ruhet vetëm përpara nëse do për të mbetur në hap për kualifikim.

7' Gjermania luan me ritëm, nuk ka se çka të humbë.

5' Anulohet goli i Gjermanisë.

3' Lojë e baraspeshuar.

1' Fillon ndeshja, Gjithçka gati.

Portugalia synon fitoren e radhës, ndërsa Gjermania është në presion dhe vetëm fitorja e qetëson.

Ndeshje që pritet me ankth mes këtyre dy kombëtare.

Kampioni në fuqi i Evropës, Portugalia, pretendon pikë të plota, Gjermania beson në cilësi.  

Portugalia - Gjermania
Portugalia: Patricio, Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro, Carvalho, Danilo, Silva, Fernandes, Jota, Ronaldo.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rudiger, Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens, Havertz, Muller, Gnabry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat