Shtatë miqësore për Tiranën

Futboll

Shtatë miqësore për Tiranën

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:53
Shtatë miqësore për Tiranën

Gjatë 30 ditëve grumbullim në korrik-gusht të fazës përgatitore që nis më datë 5 të muajit pasardhës, Tirana ka planifikuar mbi 7 miqësore.

Për momentin nuk ka emra kundërshtarësh, por në ditët në vazhdim do të ketë edhe zbulim të emrave që do të përballen bardheblutë.

Trajneri Shehi ka kërkuar nga presidenca që të mos i prekë repartin e mbrojtjes, sepse ai është jetësor për boshtin e grupit.

Aktualisht, Tirana ka afruar vetëm një futbollist ose më saktë Taulant Seferi ka konfirmuar qëndrimin në Superiore. Tirana duhet të zëvendësojë gjithë repartin e mesfushës dhe sulmit, pas largimeve që ka pasur këto javët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat