Manchester United insiston për Sanchon

Futboll

Manchester United insiston për Sanchon

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:00
Jadon Sancho

Klubi anglez, Manchester United ka bërë ofertë të re për yllin e Borussia Dortmund Jadon Sancho.

Man Utd ka bërë ofertë të re në drejtim të Dortmund për Sanchon.

Sipas ‘Sky Sports’, gjiganti anglez ka ofruar mbi 87 milionë euro, për 21- vjeçarin.

Oferta e parë e United prej 70 milionë euro, u refuzua nga klubi gjerman, ndërsa tani “Djajtë e Kuq” kanë rritur ofertën, por Dortmund po kërkojnë më shumë se 95 milionë euro për të shitur yllin e tyre.

Anglezi, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Dortmund në të gjitha garat, duke realizuar 16 gola dhe 20 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat