Bayern Munich interesohet për Dumfries

Futboll

Bayern Munich interesohet për Dumfries

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:11
Denzel Dumfries

Gjiganti gjerman, Bayern Munchen ka shprehur interesim për mbrojtësin e djathtë Denzel Dumfries.

Sipas ‘Sky Sport’, Bayerni është i interesuar të nënshkruajë me Dumfries gjatë afatit kalimtar të verës.

Dumfries është duke shkëlqyer me Holandën në “Euro 2020”, ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, ndër to edhe Bayernit.

25-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 41 paraqitje me fanellën e PSV Eindhoven në të gjitha garat, duke realizuar katër gola dhe nëntë asistime.

Çmimi i mbrojtësit në treg llogaritet të jetë rreth 15 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat