Lewandowski: Ne luajmë ndaj Spanjës, ka lojtarë të mëdhenj

Futboll

Lewandowski: Ne luajmë ndaj Spanjës, ka lojtarë të mëdhenj

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:54
Lewandowski: Ne luajmë ndaj Spanjës, ka lojtarë të mëdhenj

Spanjollët e sfiduan se do ta “hanin” Levandovskin, por gjiganti polak nuk trembet aspak. Në një deklaratë për mediat, sulmuesi i Bajernit të Mynihut thotë se kombëtarja e tij është e fortë dhe do të bëjë gjithçka për të dalë triumfuese nga kjo ndeshje.

“Nuk kemi frikë nga kombëtarja spanjolle. Ne e dimë që duhet të prezantohemi në këtë sfidë më të bindur dhe më të vendosur se kurrë. Duhet të jemi të disiplinuar dhe ta luajmë si të ishte sfida e fundit. Nëse luajmë si skuadër dhe luftojmë, atëherë do të kemi një shans të artë për të marrë rezultat”, tha sulmuesi.

PRESIONI – Bomberi i Europës tha se Spanja ka presion për ta fituar këtë sfidë në mënyrë që të vazhdojë të shpresojë te kualifikimi dhe kjo gjë mund të jetë pozitive për Poloninë. “Gjithmonë ka presion në futboll, sidomos kur luan në Europian dhe nuk ke marrë pikë.

Por, ne luajmë ndaj Spanjës, e cila është kombëtare e fortë dhe ka lojtarë të mëdhenj. Edhe ata kanë nevojë për të fituar dhe kjo gjë mund të na ndihmojë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat