Gashi pensionohet nga futbolli

Futboll

Gashi pensionohet nga futbolli

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:03
Gashi pensionohet nga futbolli

Futbollisti i Shkëndijes nga Hajvalia, Gëzim Gashi, ka marrë një vendim jo edhe aq të lehtë për një lojtar.

Gashi, i cili ka një karrierë të bujshme me skuadrat e ndryshme te Kosovës, është pensionuar edhe përfundimisht nga loja aktive.

“E kam ditur qysh në fillim që ky do të ishte viti im i fundit në futboll por nuk ia kam thënë askujt. E kam parë si një mision dhe mundësi të fundit që të bëjë diçka më shumë për futbollin e Hajvalisë. Fatmirësisht, me angazhimin e bashkëlojtarëve, drejtimin e trajnerëve dhe fatin që na përcolli, arritëm që të shpalleshim kampion dhe të inkuadrohemi në Ligën e Dytë.” thotë Gëzimi.

 

“Tash, ka shumë mënyra më të mira për ta përfunduar karrierën, por, edhe në këtë mënyrë, sadopak me një sukses domethënës për një klub të ri të vendlindjes time, jam i kënaqur.”, shto kapiteni.

Gashi me parë ka luajtur edhe për Hysin, Besianën, Hajvalinë, Flamurtarin, Dritën dhe Shkëndijën ku është shpallur edhe kampion në Ligën Rajonale te Prishtinës. Gjithashtu ai ka bërë karrierë edhe në Finlandë, të skuadra AC Oulo, në Ligën e Dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat