Formacioni më i shtrenjtë i kompeticionit

Futboll

Formacioni më i shtrenjtë i kompeticionit

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:10
Formacioni më i shtrenjtë i kompeticionit

Kampionati Europian është i mbushur me yje si Mbape, Kejn dhe De Bryjne që luajnë në skuadrat më të mëdha futbollit europian.

11-ja më e mirë e kompeticionit vlen plotë 1 miliard euro. Në portë portiere i Belgjikës, Tibo Kurtua me vlerë 60 milionë euro.

Në mbrojtje rreshtohen, Ruben Dias (Portugali / 75 milionë euro), Mathijs de Ligt (Holandë / 75 milionë euro), Rafael Varane (Francë / 70 milionë euro) dhe Xhoshua Kimish (Gjermani / 90 milionë euro).

Në mesfushë janë Frenki de Jong (Holandë / 90 milionë euro), Jadon Sanço (Angli / 100 milionë euro) dhe Kevin de Bryjne (Belgjikë / 100 milionë euro).

Sulmi përbëht nga,  Killian Mbape (Francë / 160 milionë euro), Romelu Lukaku (Belgjikë / 100 milionë euro) dhe Harri Kejne (Angli / 120 milionë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat