Musliu nuk ia ka frikën Holandës

Futboll

Musliu nuk ia ka frikën Holandës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:27
Musliu nuk ia ka frikën Holandës

Mbrojtësi qendror Visar Musliu, pavarësisht faktit se ndeshja nuk ka rëndësi për Maqedoninë e Veriut kundër Holandës në raundin e fundit të Grupit C për Kampionatin Evropian, ai thotë se si profesionistë të vërtetë do të luajnë deri në fund, me dëshirën për të fituar pikën e parë.

"Është normale që ne jemi pak të zhgënjyer me rezultatet sepse kemi dashur dhe kemi pritur më shumë. 

Por ne jemi të motivuar para Holandës, ne jemi profesionistë, ne përfaqësojmë vendin dhe do të luajmë deri në fund me dëshirën për të fituar. 

Holanda është një ekip jashtëzakonisht i fortë, pa marrë parasysh me cilën skuadër do të luajmë, kështu që vetëm me lojë mund t’i mposhtim ekipet", - tha Musliu.

Ndeshja midis Maqedonisë dhe Holandës luhet të hënën (21 qershor) në ora 18:00 në "Johan Cruyff Arena" në Amsterdam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat