Arbëria me trajner të ri

Futboll

Arbëria me trajner të ri

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:35
Arbëria me trajner të ri

Skuadra e Ligës së Parë, Arbëria është bërë me trajner të ri, transmeton Insporti. Udhëheqjen e klubit do ta marrë legjenda e futbollit lipjanas, Jeton Gashi, i cili do ta zëvendësojë Arbnor Morinën që tashmë është larguar,

Klubi dobrajas pritet që shumë shpejtë t’a bëjë edhe prezantimin e trajnerit lipjanas i cili më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura evropiane si futbollist.

Bashkë me Jeton Gashin në stafin teknik priten të jenë edhe Diamant Kadrolli si dhe Izjah Gashi ose Ylber Statovci, tjetër emra që njihen në futbollin dobarjas.

Jeton Gashi në karrierën e tij si trajner ka drejtuar edhe skuadra si Ulpiana dhe KF Lipjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat