Moutinho: Nuk e përballuam dot Gjermaninë

Futboll

Moutinho: Nuk e përballuam dot Gjermaninë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 21:02
Joao Moutinho

Portugalia nuk ia doli të ndalojë Gjermaninë sonte dhe përfundoi e mundur me shifrat 4-2 në një nga ndeshjet më të bukura të këtij Kampionati Europian.

Pas ndeshjes për mediet foli mesfushori i kampionëve në fuqi, Joao Moutinho, që pranoi se Gjermania ishte më lart sonte.

“Është rezultat që nuk e donim, sigurisht. Kishte momente, që nuk e luftonim dot supermacinë e Gjermanisë në lojë, por fuhet të marrim gjërat pozitive nga kjo ndeshje. Gjermania ka një ekip të shkëlqyer, lojtarë të shkëlqyer dhe luajtën shumë mirë mes linjave.

Pas golit të katërt të tyre u përmirësuam, megjithëse nuk mundëm të kthehemi. Shënuam golin e dytë dhe goditëm edhe shtyllën. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, u shpreh Moutinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat