Ronaldo dhe Kroos zhvilluan një bisedë të gjatë pas ndeshjes

Futboll

Ronaldo dhe Kroos zhvilluan një bisedë të gjatë pas ndeshjes

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 21:16
Ronaldo dhe Kroos

Cristiano Ronaldo u ribashkua me ish-bashkëlojtarin e tij të Real Madridit Toni Kroos pas humbjes së Portugalisë me Gjermaninë në Euro 2020 me rezultat 4-2.

Sulmuesi legjendar nuk ishte në gjendje të parandalonte humbjen bindëse të skuadrës së tij në “Allianz Arena” në Munih.

Perkundër kësaj, Ronaldo sërish mori lavdërime nga tifozët dhe ekspertët për performancën e tij gjatë 90 minutave.

36-vjeçari filloi dhe e përfundoi një kundërsulm të mrekullueshëm për t’i dhënër Portugalisë epërsinë e parë 1-0 në minutën e 15-të.

Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo dhe Kroos ndanë një moment të bukur së bashku duke biseduar për disa minuta.

Dyshja kaluan katër sezone të suksesshme duke luajtur së bashku me njëri-tjetrin në “Bernabeu” në periudhën 2014-2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat