Gosens hakmerret ndaj Ronaldos

Futboll

Gosens hakmerret ndaj Ronaldos

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:48
Gosens hakmerret ndaj Ronaldos

“U turpërova dhe u duka i vogël para tij”! Nuk i dha fanellën, Gosens hakmerret ndaj Ronaldos: Këtë herë nuk e pyeta!

Një moment hakmarrje ishte për yllin e ndeshjes te Gjermani-Portugali, Gosens, i cili kishte jo pak “mllëf” për t’i treguar vlerat e tij Kristiano Ronaldos. Vetë lojtari i Atalantës është shprehur se në vitin 2019 pas ndeshjes që kishte zhvilluar me Juventusin, do t’i kërkonte portugezit që të ndërronin fanellën pasi ishte idhulli i tij.

Por Ronaldo me arrogancën që e shoqëroi gjatë atij momenti nuk e ka kthyer aspak kokën drejt Gosens, duke dhënë “JO” të prerë.

“U ndieva totalisht i turpëruar dhe i vogël”, do të shprehej Gosens. Hakmarrja kryhet me Gjermaninë që fitoi në shifrat 4-2 ndaj Portugalisë, ku Gosens ishte i përfshirë te 3 nga golat. I pyetur nëse i kishte kërkuar sërish fanellën Ronaldos, Gosens tha: “Jo nuk e pyeta këtë herë për fanellën.

Tani duhet të shijoja fitoren time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat