Ismet Munishi po paralajmëron diçka

Futboll

Ismet Munishi po paralajmëron diçka

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:30
Ismet Munishi po paralajmëron diçka

Një foto nganjëherë vlen më shumë se 1000 fjalë.

Kështu ka vepruar disa çaste më parë trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.

Tekniku i njohur ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook nga një studio televizive afër mbrojtësit Arbër Prekazi.

Qendërmbrojtësi i Ballkanit ka qenë prej kohësh në bisedime me Gjilanin dhe duket se marrëveshja tanimë është arritur, shkruan Gazeta Olle. Munishi në fakt nuk shkroi asgjë sipër fotos, por kjo lë të nënkuptohet se ai dhe Prekazi do të ribashkohen te Gjilani.

Kujtojmë që dyshja Munishi-Prekazi kanë punuar së bashku edhe te Ballkani dhe Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat