Muller: E bëri mirë...

Futboll

Muller: E bëri mirë...

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:31
Muller: E bëri mirë...

Fitorja ndaj Portugalisë ka kthyer humorin në radhët e përfaqësueses së Gjermanisë, ku protagonist për thuajse çdo gjë bëhet i zakonshmi Thomas Muller. Futbollisti i Bajern Mynih, pas ndeshjes është shfaqur para gazetarëve dhe nuk i ka rezistuar tundimit që të thumbojë Robin Gosens, më të mirin në fushë për gjermanët në takimin e djeshëm.

“Robin bërë çfarë iu kërkua që të bënte. E bëri mirë. Por vetëm për 60 minuta”, tha duke qeshur Muller duke kujtuar zëvendësimin e lojtarit të Atalantës. “Në fund të fundit ai luan në Itali”, ishte thumbimi i futbollistit duke aluduar se ritmi atje është shum ëi ulët në krahasim me kampionatet e tjera.

Nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e Gosens ndaj shokut të skuadrës. “THomas ma tha këtë edhe në fushën e lojës.

Por unë i thashë se më mirë të bësh 60 minuta të mirë sesa 90 të dobët”, u shpreh futbollisti i cili në këtë edicion ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me Atalantën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat