Low: Ky lojtar ishte më i miri kundër Portugalisë

Futboll

Low: Ky lojtar ishte më i miri kundër Portugalisë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:38
Joachim Low

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka folur për paraqitjen e madhe të Robin Gosens kundër Portugalisë.

“Robin respekton mënyrën e lojës së tij, është i drejtpërdrejtë dhe gjithmonë gati të luftojë.

Luan me një energji të madhe dhe i është dashur shumë pak të përshtatej me grupin”, ka thënë Low.

“Është një lojtar kyç i Atalanta-s dhe çdo vit shënon disa gola, personalisht e ndjek prej dy vitesh dhe po na jep një ndihmë të madhe me cilësitë që ka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat