Dëshiron të mbetet në Inter

Futboll

Dëshiron të mbetet në Inter

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:51
Dëshiron të mbetet në Inter

Mesfushori Stefano Sensi dëshiron të mbetet në Inter.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Sensi ka refuzuar një largim të mundshëm nga Interi në drejtim të Fiorentinës.

25- vjeçari ishte i lidhur me një kalim te Fiorentina si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me portierin Bartlomiej Dragowski që do të kalonte te ‘Nerazzurët’, por mesfushori nuk është i interesuar të largohet.

Italiani, dëshiron të qëndroj në Inter dhe të luftoj për një vend startues sezonin e ardhshëm, kontrata e tij mbaron në vitin 2024.

Sensi sezonin e kalur zhvilloi 22 paraqitje me fanellën ‘zikaltër’ në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat