City presion Tottenhamit

Futboll

City presion Tottenhamit

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:56
City presion Tottenhamit

Harry Kane dëshiron kalimin te PSG, por Manchester City nuk dorëzohet.

Kapiteni dhe goleadori anglez, ka vendosur të largohet nga Tottenham, që ka pretendime të larta në lidhje me kartonin e lojtarit të njohur.

Në Francë e pret Mauricio Pochettino, të cilin e ka pasur për pesë vite trajner tek ekipi londinez. Kane është dëshira e madhe e Pep Guardiolës për majën e sulmit dhe “Cityzens” do të paraqesin ofertën e tyre finale.

Mediat angleze shkruajnë se kampionët e Anglisë do të ofrojnë 100 milion paund për 27-vjeçarin.

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy kërkon 50 milion paund më shumë, por City nuk ka ndërmend të ndryshojë propozimin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat