Temb tifozët

Futboll

Temb tifozët

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:59
Temb tifozët

Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta ka dhënë një intervistë për La Vanguardia, ku është shprehur i befasuar, në mënyrë negative, nga situata ekonomike e klubit.

“Klubi është më rëndë nga sa mendoja dhe sinqerisht prisja një situatë të komplikuar”, ka thënë Laporta. “Ka gjëra që duhen shpjeguar dhe nuk përjashtoj marrje masash. Gjithçka duhet të shpjegohet përndryshe do të ishim bashkëpuntorë. Të njëjtët njerëz dalin gjithmonë në disa kontrata”.

Rrogat – “Mes rrogave dhe amortizimeve kemi një shifër prej 650 milionësh, një shumë superiore në krahasim me të ardhurat e klubit”.

Messi dhe Super League – “Do të doja që Messi të na thoshte sa më shpejt për rinovimin, do të na ndihmonte në gjithçka. Është i emocionuar dhe i jam mirënjohës për dëshirën që po tregon. Besoj se do të bëjmë edhe tre ose katër blerje të tjera. Super League? Nëse duam që futbolli të jetë më tërheqës është e përballueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat