​Morata: Njerëzit po presin nga ne të bëjmë atë që bëri gjenerata para nesh, kjo është e vështirë

Futboll

​Morata: Njerëzit po presin nga ne të bëjmë atë që bëri gjenerata para nesh, kjo është e vështirë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:42
​Morata: Njerëzit po presin nga ne të bëjmë atë që bëri gjenerata para nesh, kjo është e vështirë

Alvaro Morata pranon që Spanja është duke luftuar me pritje e mëdha derisa kjo kombëtare ka nisur krijimin e një gjenerate të re.

Me lojtarë si Andres Iniesta, Xavi, Fernando Torres, David Villa dhe Sergio Ramos në kulmin e fuqive të tyre, “La Roja” ishte një forcë e pandalshme, por skuadra aktualisht po kalon një fazë kalimtare nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique.

Spanja rrezikon të eliminohet nga Euro 2020 në fazën e grupeve këtë herë pasi u ndal me barazime nga Suedia dhe Polonia.

Sulmuesi i Atletico Madridit, i cili sapo ka zgjatur qëndrimin e tij në huazim në Juventus me një vit shtesë, ndjen se skuadra e Enriques po krahasohet padrejtësisht me ekipet e mëdha të së kaluarës.

"Nëse dëgjojmë se çfarë thonë njerëzit, atëherë kjo nuk do të na ndihmojë, sepse ata të gjithë po presin të grumbullohen dhe të na kritikojnë", tha Morata për “Sky Italia”.

“Zakonisht kur kombet e mëdha arrijnë në një garë si kjo, ka një ndjenjë uniteti rreth tyre. Ne e dimë që po ndjekim një gjeneratë gjeniale që fituan gjithçka dhe është e vështirë për ne t’i mbushim ato pritje, por duhet të besojmë në vetvete.”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat