Calvert-Lewin mund të transferohet te Real Madridi

Futboll

Calvert-Lewin mund të transferohet te Real Madridi

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 15:15
Calvert-Lewin mund të transferohet te Real Madridi

Dominic Calvert-Lewin mund të transferohet te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “The Sun”, trajneri i ri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e dëshiron sulmuesin anglez në skuadër për sezonin e ri.

Ancelotti e pëlqen 24-vjeçarin, të cilin e kishte nën urdhëra te Evertoni.

Në anën tjetër, Evertoni besohet se do të pranonte largimin e Calvert-Lewin, nëse klubi i interesuar paguan së paku 50 milionë funte.

Ndryshe, Dominic Calvert-Lewin ka kontratë të vlefshme me Evertonin deri më 30 qershor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat