Visar Musliu: Mund ta mposhtim Holandën!

Futboll

Visar Musliu: Mund ta mposhtim Holandën!

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 15:39
Visar Musliu

Ndeshja e fundit nesër për Maqedoninë kundër Hollandës.

Maqedonia e Veriut është eliminuar edhe zyrtarisht nga Euro2020, por nesër do të paraqitet për herë të fundit në këtë garë.

Mbrojtësi shqiptar, Visar Musliu tha se janë të zhgënjyer për eliminimin, por janë edhe të motivuar para ndeshjes së fundit.

“Normal është normale që ne jemi pak të zhgënjyer me rezultatet sepse kemi dashur dhe prisnim më shumë. Por ne jemi të motivuar para ndeshjes me Holandën. Ne jemi profesionistë, ne përfaqësojmë vendin dhe do të luajmë deri në fund të ndeshjes. Holanda është një ekip jashtëzakonisht i fortë, pa marrë parasysh se me cilën skuadër ata luajnë, kështu që vetëm me lojë ekipore mund t’i mposhtim me kundërsulme”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat