Çudi apo çmenduri, skuadra e njohur shqiptare përgatitet në Serbi!

Futboll

Çudi apo çmenduri, skuadra e njohur shqiptare përgatitet në Serbi!

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 16:01
Çudi apo çmenduri, skuadra e njohur shqiptare përgatitet në Serbi!

Çudi apo çmenduri, skuadra e njohur shqiptare përgatitet në Serbi! Vllaznia nga Shkodra po përgatitet në Zllatibor, siç raportojnë mediat shqiptare.

“Skuadra shkodrane, Vllaznia, duket se do të nisë një cikël të ngarkuar përgatitjesh dhe me një kalendar të ngjeshur në fazën përgatitore, në Zllatibor në Serbi. 

Vllaznia barazoi dje 1:1 me Buduçnostin në Podgoricë. Të besuarit e Brdariç iu falen një goli të sulmuesit me perspektivë Mehdi Çoba në pjesën e dytë të miqësores.

Pas kësaj sfide, paraditen e sotme kuqeblutë janë nisur për në Zllatibor të Serbisë, aty ku do zhvillojnë fazën përgatitore për sfidën me Shiroki Brijeg në “Conference League”.

Kjo periudhë do jetë intensive për shkodranët, që do zhvillojnë tre sfida miqësore. Në 23 qershor, të mërkurë do jetë testi i radhës, me kundërshtarin që nuk bëhet i ditur. Më pas është fiksuar për të dielën e javës që vjen miqësorja me Nozi Pazarin, teksa në 30 qershor në “Loro Boriçi” do jetë një mes Deçiç ose Buduçnost.

Në Shkodër janë të përqendruar edhe te merkato dhe synimi është që të afrojnë lojtarë cilësorë për të ndërtuar një skuadër që të synojë titullin kampion edhe në sezonin e ardhshëm, por më parë të përfaqësohet denjësisht në Kupat e Europës, pse jo të kalojë Shirokin…”, shkruan Vip sport. E habitshme apo jo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat