“Spalletti nuk ia dha shiritin, sepse nuk kishte besim tek ai”

Futboll

“Spalletti nuk ia dha shiritin, sepse nuk kishte besim tek ai”

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 16:31
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti, trajneri i ri i Napoli-t, njihet për karakterin e tij të fortë.

Është një trajner që preferon të ketë pushtet të plotë nga klubi për të kundërshtuar edhe ashpër senatorët e skuadrës siç ka ndodhur te Roma me Francesco Totti-n.

Edhe te Zenit, Spalletti ka vendosur ligjin e tij renda skuadrës. Ish-lojtari Michael Lumb ka rrëfyer një ngjarje shumë të veçantë që ka ndodhur 9 vite më parë.

“Në vjeshtën e 2012-ës, jemi përballur me Spalletti-n që ka lajmëruar se kishte vendosur t’ia jepte shiritin e kapitenit Danny-t.

Aleksandr Kerzakov, lojtari më i mirë i skuadrës dhe sulmuesi më i mirë i futbollit  rus, ishte shumë i zemëruar dhe e pyeti Spalletti-n para gjithë skuadrës”, ka thënë Lumb.

“Pse ai dhe jo unë?”, ka pyetur Kerzakov. Spalletti është përgjigjur: “Nuk kam besim te ti. Dhe nëse diçka nuk të pëlqen, ma thuaj”.

Lumb ka shtuar për Sport24: “Spalletti ka qenë i qartë gjithmonë, unë jam shefi këtu, nëse të pëlqen ja ku e ke derën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat