Goditja e parë e Teutës

Futboll

Goditja e parë e Teutës

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 17:12
Goditja e parë e Teutës

Hristijan Dragarski është afrimi i parë zyrtar i Teutës në merkato.

Mbrojtësi 29-vjeçar i është bashkuar kampionëve të Kategorisë Superiore, nga ekipi i Pelisterit tëManastirit, që militon në elitën e futbollit maqedonas, teksa ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me blutë.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Hristijan Dragarski është futbollist i ri i Teutës.

KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Hristijan Dragarski. 29 vjeçari vjen nga ekipi i Pelister Bitola dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me blutë.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Dragarski nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat