Valencia në gjurmët e talentit shqiptar

Futboll

Valencia në gjurmët e talentit shqiptar

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 17:17
Valencia në gjurmët e talentit shqiptar

Shkodra është një qytet me traditë dhe talentet nuk mungojnë. Një ndër ta është edhe Jurgen Qemali, i datëlindjes 07.01.2005, një talent që është vetëm 17-vjeçar, por që po spikat me moshat, e mdje ka lënë gjurmë edhe me skuadrën “Red Bull” në SHBA, në sezonin 2013-2014 apo dhe me Essen në Gjermani në periudhën 2015-2017, ndërsa edhe në Francë ai ka luajtur me skuadrën Okser, akademinë e franceëve në periudhën 2017-2019.

Prej dy vitesh është rikthyer në qytetin e vendlindjes, duke qenë pjesë e Akademisë Vllaznia apo dhe Akademia me kushte bashkëkohore dhe që ka edhe një klub tasjmë në Kategorinë e Dytë, KF Murlani, ku ka spikatur, sidomos me U-17.   

Por, tashmë lojtari që ka ëndërr që të veshë fanelën kuqezi, duket se është shumë afër kalimit në klubin e njihur spanjoll dhe në Europë, Velencia.

Madje, në saj edhe të menaxherit shqiptar Bruno Dodi pritet që nesër, Qemali të pajiset me dokumentacionin përkatës dhe të nisë periudhën e testimit me skautët e kluboit spanjoll dhe më konkretisht me drejtorin teknik të Valencias në Ballkan, kroati i mirënjohur, Marjo Boniç. Falë punës së menaxherit Bruno Dodi dhe njohjeve me Boniçin, nesër vjen ftesa nga klubi i Valencias që Qemali të kalojë kufirin dhe të shkojë në testim te skautët e skuadrës së njohur spanjolle në shtetin grek, shkruan vipsport.

Jurgen Qemali është pikasur edhe nga drejtuesit shkodranë, por që duket se synimi është që një ditë ai të veshë fanelën kuqezi, pasi ka qenë gjithnjë nën vëzhgim nga stafet kuqezi, ndërsa ka spikatur si shënues kudo ku ka luajtur, pasi është një lojtar me aftësi të mira fizike, i shpejtë dhe dallohet si nuhatës i golit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat