Xherdan Shaqiri - spektakolar, me dy supergola shkatërron Turqinë 

Futboll

Xherdan Shaqiri - spektakolar, me dy supergola shkatërron Turqinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2021 Në ora: 18:32
Xherdan Shaqiri

(E plotësuar) - Futbollisti Xherdan Shaqiri sot ishte në formën më të mirë! Shaqiri spektakolar, me dy supergola është më i merituari për fitoren e Zvicrës me rezultat 3:1 ndaj Turqisë, në ndeshjen që u zhvillua para 35 mijë shikuesve në Baku të Azerbajxhanit. 

Shaqiri ishte enigmë e pazgjidhur për turqit. Ai me dy supergola shkatërron  turqit!

Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, pjesë e fitores së madhe.  Në minutën e 6-të, Haris Seferoviq, nga rreth 17-18, godet furishëm dhe shënon në këndin e poshtëm të majtë. 

Image

Turqia pati disa mundësi të mira përmes futbollistëve Ayhan e Muldur por portieri Sommer është figura qendrore në pjesën e parë, katër herë shpëtoi portën e tij.

Në minutën e 26-të, Xherdan Shaqiri dridhi Turqinë. 

Djaloshi nga Kosova, Shaqiri, ashtu siç e ka specialitet, nga rreth 20 metra, me të djathtën e tij godet fuqishëm dhe shënon në këndin e majtë të epërm, ndërsa portieri turk, Cakir, as që kishte takat që ta prek topin. Në minutën e 28-të, Shaqiri i vetëm dhe i pafat, goditja e tij shkoi jashtë shtyllës së djathtë.  

Në minutën e 52-të, Embolo godet fortë por Cakir me mund e dëbon topin në korne.

Në minutën e 57-të, Xherdan Shaqiri nga rreth 14 metra godet fuqishëm për fat të keq të tij mbi portë. Futbollisti  Irfan Kahveci, që luan për Fenerbahcen, në minutën e 61-të, godet nga rreth 20 metra dhe shënon në këndin e epërm të djathtë, ndërsa portieri i Zvicrës  nuk kishte mundësi të ndalte, 2:1.

Image

Në minutën e 68-të, një veprim i bukur Xhaka – Zuber – Shaqiri, ky i fundit nga rreth 13-14 metra shënon supergol në këndin e epërm të djathtë 3:1.

Shaqiri shënues i dyfishtë dhe lojtar i ndeshjes. Në minutën e 76-të, Shaqiri u zëvendësua nga Zuber. Në minutën e 77-të, kapiteni Granit Xhaka i pa fat, gjuan nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra dhe shtylla e majtë e poshtme e shpëton Turqinë. Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë.

Image

Në minutën e 85-të, inkuadrohet edhe Admir Mehmedi. 

Zvicra shënoi fitore të madhe e cila duhet të presë edhe renditjen e kombëtareve tjera në vende të treta dhe të shoh mundësinë e kualifikimit.
Italia përfundon në vend të parë në Grupin A, me gjithsej 9 pikë, pasojnë Uellsi 4, Zvicra 4 dhe Turqia në fund me 0 pikë. Italia dhe Uellsi kualifikohen në të tetën e finales, ndërsa Zvicra duhet të pres renditjen e Kombëtareve tjera. 

Zvicra – Turqia 3:1
Stadiumi “Olympic” në Baku.
Shikues: 35.000.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia).
Shënues: Seferoviq (6’), Shaqiri (26’ e 68’) – Kahveci (62’).
Kartona të verdhë: Calhanoglu, Celik, Soyunçu.
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Zuber (Benito 85’); Shaqiri (Vargas 76’); Embolo (Mehmedi 85’) dhe Seferoviq (Gavranoviç 76’).
Turqia: Çakir; Çelik, Demiral, Soyunçu, Muldur; Ayhan (Yokuslu 64’), Tufan (Karaman 64’); Under (Karaman 80’), Kahveci (Kokcu 80’), Calhanoglu dhe Burak Yilmaz.
 

89' Zvicra në epërsi me 3:1.

85' Zvicra afër fitores.

81' Zvicra po kërkon edhe golin e rdhës, të domosdoshëm.

77' Kapiteni Granit Xhaka pa fat, gjuan nga gjuajtja e lirë rret h18 metra dhe shtylla e majtë e poshtme e shpëton Turqinë. Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë.

76’ Largohet nga loja Shaqiri dhe në vend të tij futet Vargas.

Image

Zvicra – Turqia 3:1

Stadiumi “Olympic” në Baku.

Shikues: 35.000.

Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia).

Shënues: Seferoviq (6’), Shaqiri (26’ e 68’) – Kahveci (62’).

Kartona të verdhë: Xhaka - Calhanoglu, Celik.

Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Zuber; Shaqiri (Vargas 76’); Embolo dhe Seferoviq (Benito 76’).

Turqia: Çakir; Çelik, Demiral, Soyunçu, Muldur; Ayhan (Yokuslu 64’), Tufan (Karaman 64’); Under, Kahveci, Calhanoglu dhe Burak Yilmaz.

73' Kur është në formë Shaqiri nuk ka krizë për Zvicrën.

70’ Shaqiri është lojtar i ndeshjes, ka shënuar dy supergola, po e shkatërron Tueqinë.

Zvicra – Turqia 3:1
Stadiumi “Olympic” në Baku.
Shikues: 35.000.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia).
Shënues: Seferoviq (6’), Shaqiri (26’ e 68’) – Kahveci (62’).
Kartona të verdhë: Calhanoglu.
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Zuber; Shaqiri; Embolo dhe Seferoviq.
Turqia: Çakir; Çelik, Demiral, Soyunçu, Muldur; Ayhan (Yokuslu 64’), Tufan (Karaman 64’); Under, Kahveci, Calhanoglu dhe Burak Yilmaz.

68' Xherdan Shaqiri si plumb i shpejt, rrafshon Turqinë! Xhaka deri të Zuber dhe Shaqiri nga 13-14 metra supergol, 3:1.

65' Zuber gjuan por jashtë portës.

64’ Ndeshje e hapur, me raste dhe me emocione.

62’ Futbollisti  Irfan Kahveci, që luan për Fenerbahcen, godet nga rreth 20 metra dhe në këndin e epërm të djathtë, ndërsa portieri i Zvicrës  nuk kishte mundësi të ndalte, 2:1.

Zvicra – Turqia 2:1
Stadiumi “Olympic” në Baku.
Shikues: 35.000.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia).
Shënues: Seferoviq (6’), Shaqiri (26’) – Kahveci (62’).
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Zuber; Shaqiri; Embolo dhe Seferoviq.
Turqia: Çakir; Çelik, Demiral, Soyunçu, Muldur; Ayhan, Tufan; Under, Kahveci, Calhanoglu dhe Burak Yilmaz.

61' Gjashtë korne deri me tash për Zvicrën.

60’ Shaqiri këmbëshpejt, vepron për mrekulli, prore i rrezikshëm për turqit.  Seferoviq gati shënojë, por Cakir intervenoi për mrekulli.

Zvicra – Turqia 2:1
Stadiumi “Olympic” në Baku.
Shikues: 35.000.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia).
Shënues: Seferoviq (6’), Shaqiri (26’) - Kahveci (62').
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Zuber; Shaqiri; Embolo dhe Seferoviq.
Turqia: Çakir; Çelik, Demiral, Soyunçu, Muldur; Ayhan, Tufan; Under, Kahveci, Calhanoglu dhe Burak Yilmaz.
58' Zvicra kërkon golin e tretë.

57' Zvicra kontrollon lojën, ndërsa Xherdan Shaqiri nga rreth 14 metra godet fuqishëm për fat të keq të tij mbi portë.

55' Lojë e luftuar, Shaqiri jashtëzakonsiht i mirë. 

52' Embolo godet fortë por Cakir me mund e dëbon topin në korne.

51' Zvicrën nuk e kënaq ky rezultat, do fitore sa më të thellë. Shaqiri asiston por ZUber nuk u tregua i shkathët.

49' Zuber godet plogësht e drejt në duart e portierit Cakir.

47' Zvicra synon fitore sa më të thellë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Zvicra – Turqia 2:0. 

Lojë e pëlqyeshme e Kombëtares së Zvicrës, e cila ka realizuar dy gola në 45 minutat e parë, sidomos eurogoli i Xherdan Shaqirit ka befasuar jo vetëm Kontinentin e Vjetër. 

Në minutën e 6-të, Haris Seferoviq, nga rreth 17-18, godet furishëm dhe shënon në këndin e poshtëm të majtë. 

Turqia pati disa mundësi të mira përmes futbollistëve Ayhan e Muldur por portieri Sommer është figura qendrore në pjesën e parë, katër herë shpëtoi portën e tij.

Në minutën e 26-të, Xherdan Shaqiri dridhi Turqinë. Djaloshi nga Kosova, Shaqiri, ashtu siç e ka specialitet, nga rreth 20 metra, me të djathtën e tij godet fuqishëm dhe shënon në këndin e majtë të epërm, ndërsa portieri turk, Cakir, as që kishte takat që ta prek topin.

Në minutën e 28-të, Shaqiri i vetëm dhe i pafat, goditja e tij shkoi jashtë shtyllës së djathtë.  

Zvicra – Turqia 2:0
Stadiumi “Olympic” në Baku.
Shikues: 35.000.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia).
Shënues: Seferoviq (6’), Shaqiri (26').
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Zuber; Shaqiri; Embolo dhe Seferoviq.
Turqia: Çakir; Çelik, Demiral, Soyunçu, Muldur; Ayhan, Tufan; Under, Kahveci, Calhanoglu dhe Burak Yilmaz.

45' Një Zvicër shumë e mirë ndaj Turqisë.

43' Bllokohet godtja e Somer. Muldur i Turqisë në rast shumë të mirë, portieri Sommer nuk lejon të mposhtet.

42' Lojë e pëlqyeshme, me raste të mira, qoftë të njërës palë dhe kombëtares tjetër.

40' Zvicra po shkëlqen, kërkon fitore sa më bindëse.

39' Edhe Embolo është mjaft i rrezikshëm.

37' Shaqiri në formë, po ashtu edhe portieri Sommer po tregon klasin e tij.

35' Zvicra e ka iniciativën.

33' Muldur godet, por Sommer edhe një herë shpëton Zvicrën.

31' Ashtu siç kemi paralajmëruar sot, se do të jetë dita e Xherdan Shaqirit, ashtu edhe po del në fakt.

 28' Xherdan Shaqiri në pozitë ideale, i vetmuar dhe i pafat, i vetëm me portier por topi shkoi jashtë shtyllës së djathtë.

Ja goli i Shaqirit / VIDEO

26' Xherdan Shaqiri apo mjeshtri i golave, nga 20 metra shënoi eurogol në këndin e majtë të epërm. Portieri as që mundi ta prek, gol që çon në këmbë Evropën.

25’ Lojë me ritëm, Zvicra mjaft energjike por edhe turqit nuk janë inferior. 

Zvicra – Turqia 2:0
Stadiumi “Olympic” në Baku.
Shikues: 35.000.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia).
Shënues: Seferoviq (6’), Shaqiri (26').
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Zuber; Shaqiri; Embolo dhe Seferoviq.
Turqia: Çakir; Çelik, Demiral, Soyunçu, Muldur; Ayhan, Tufan; Under, Kahveci, Calhanoglu dhe Burak Yilmaz.
23' Zvicra është në epërsi me golin e Haris Seferoviq, i cili realizoi nga rreth 17-18 metra mu në këndin e majtë të djathtë. 

21' Seferoviq godet nga distanca por jashtë portës.

18' Shaqiri po manovron mirë me top, po jep pasimje të mira.

16' Muldur rrezikon, godet fortë por Sommer edhe një herë shpëton Zvicrën.

15' Zvicrës i duhet fittorja sikur buka. Kapiteni Xhaka me shokë në nivelin më të lartë. 

13' Shaqiri është në formë.

12' Embolo shumë i fuqishëm.

10' Shaqiri me shokë po luftojnë deri në pikën e fundit.

8' Zvicra po luan me zemër.

6' Seferoviq shënon për 1:0 për Zvicrën. Haris Seferoviq godet nga distanca dhe në këndin e majtë e mes këmbëve të portierit.  

4' Kaan Ayhan godet pro protieri Sommer mezi shpëton portën.

3' Mbi 35 mijë shikues në stadium.

1' Filloi ndeshja.

Futbollistët në fushë, intonohet himni.

Zvicrës i duhet me çdo kusht fitorja, çdo rezultat tjetër e nokauton nga Kampionatit Evropian. 

Zvicra paraqitet me dy shqiptarë, kapitenin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa Admir Mehmedi sërish në bankë. 

Italia kryeson grupin A me 6 pikë, pasojnë Uellsi 4, Zvicra 1 dhe Turqia me 0 pikë   

Zvicra - Turqia
Stadiumi “Olympic” në Baku.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia).
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Zuber; Shaqiri; Embolo dhe Seferoviq.
Turqia: Çakir; Çelik, Demiral, Soyunçu, Muldur; Ayhan, Tufan; Under, Kahveci, Calhanoglu dhe Burak Yilmaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat