I mbetet besnik Llapit

Futboll

I mbetet besnik Llapit

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 17:53
I mbetet besnik Llapit

Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva paralajmëron se do të jetë edhe më i fortë në edicionin e ri. 

“FF Bau i qëndron besnik klubit të zemrës.

Sot kemi zyrtarizuar vazhdimin e marrëveshjes me kompaninë serioze të menaxhuar nga z. Safet Fazliu me djemtë e tij, z. Mirsad Fazliu dhe z. Maliq Fazliu, FF BAU të cilët do vazhdojnë ta mbështesin klubin e zemrës duke reklamuar biznesin në pjesën në gjoks të fanellës edhe për edicionin 2021/22.

Kompania FF Bau vazhdon të jetë me ne në rrugën drejt suksesit në garat evropiane si dhe në ndeshjet e edicionit të ri të Superligës.

Njoftojmë kompanitë tjera të cilat janë të interesuara që të na bashkohen se kanë mbetur të lira pjesa në krahë të fanelës si dhe në shorce, para se të dorëzohen në UEFA pajisjet me të cilat do të luajmë në ndeshjet ndërkombëtare.

Vazhdojmë fuqishëm në rrugën drejt suksesit së bashku me FF BAU”, njofton FC Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat