Italia dhe Uellsi në të tetën e finales së Kampionatit Evropian

Futboll

Italia dhe Uellsi në të tetën e finales së Kampionatit Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2021 Në ora: 18:05
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) – Italia ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Uellsit. Autor i golit është Pessina në minutën e 39-të. Italia e përfundon me tri fitore grupin.  

Italia përfundon në vend të parë në Grupin A, me gjithsej 9 pikë, pasojnë Uellsi 4, Zvicra 4 dhe Turqia në fund me 0 pikë. Italia dhe Uellsi kualifikohen në të tetën e finales, ndërsa Zvicra duhet të pres renditjen e Kombëtareve tjera.

Italia – Uellsi 1:0
Stadiumi “Olimpico” në Romë.
Gjyqtar: O. Hategan.
Shënues: Pessina (39’).
Kartona të verdhë: Pessina - Allen, Gunter.
Kartona të kuq: Ampadu.

Italia: Donnarumma (Singu 89’), Verratti, Jorginho (Cristante 75’), Belotti, Bernardeschi (Raspodori 75’)) Pessina (Castrovilli 87’), Emerson, Chiesa, Bonucci, Bastoni dhe Toloi.
Uellsi: Ward, Guntes, Williams (Davies 86’), Rodon, Allen (Levitt 86’), Ramsey, Bale (Brooks 86’), Roberts, Ampadu, Morrell (Moore 60’) dhe James (Wilson 74’).
55' Italia po shkon drejt fitores së tretë.

Italia – Uellsi 1:0
Stadiumi “Olimpico” në Romë.
Gjyqtar: O. Hategan.
Shënues: Pessina (39’).
Kartona të verdhë: Allen.
Italia: Donnarumma, Verratti, Jorginho, Belotti, Pessina, Emerson, Chiesa, Bonucci, Bastoni dhe Toloi.
Uellsi: Ward, Guntes, Williams, Rodon, Allen, Ramsey, Bale, Roberts, Ampadu, Morrell dhe James.

Përfundon pjesa e parë, Italia - Uellsi 1:0.

39'  Matteo Pessina kalon në epërsi Italinë.

28' Nuk ka gola në Romë, Italia më e mirë.

22' Gareth Bale me Uellsin po e kërkojnë befasinë në Romë.

14' Italia po e dominon takimin.

10' Nuk ka gola në sfidën Itali - Uellsi.

2' Pritet lojë me rivalitet.

Italia ka qetësinë, ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Kampionatin Evropian.

Italianët synojnë fitoren e tretë rresht, ndërsa Uellsi të mbetet i pamposhtur në Grupin A. 

Italia kryeson grupin A me 6 pikë, pasojnë Uellsi 4, Zvicra 1 dhe Turqia me 0 pikë   

Italia - Uellsi

Stadiumi “Olimpico” në Romë.
Gjyqtar: O. Hategan.
Italia: Donnarumma, Verratti, Jorginho, Belotti, Pessina, Emerson, Chiesa, Bonucci, Bastoni dhe Toloi.
Uellsi: Ward, Guntes, Williams, Rodon, Allen, Ramsey, Bale, Roberts, Ampadu, Morrell dhe James.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat