Barcelona nis punën për spastrime në sulm

Futboll

Barcelona nis punën për spastrime në sulm

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Memphis Depay është nënshkrimi i fundit i Barcelonës dhe e çon në tetë numrin e sulmuesve në dispozicion të Ronald Koeman, duke e bërë mjaft të populluar këtë repart dhe detyruar lëvizje në dalje.

Memphis bashkohet me Lionel Messi, Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Francisco Trincao, Martin Braithwaite, Ansu Fati dhe Sergio Aguero. Por disa prej tyre janë në prag të largimit.

Danezi Braithëaite mund të quhet i ikur dhe Barcelona është në kërkim të një destinacioni për të, me pretendimin për të nxjerrë sa më shumë para të jetë e mundur nga shitja e tij.

E paqartë është situata e Ousmane Dembele. Sulmuesi francez përfundon kontratën me katalanasit në verën e vitit të ardhshëm dhe nëse nuk rinovon, shitet në Premier League.

Griezmann pritet të qëndrojë sepse ka kontratë deri në vitin 2024. Messi nuk ka kontratë, por dëshiron të rinovojë dhe në ditët në vijim do të vijë zyrtarizimi.

Plani për Francisco Trincao është i paqartë. Në sezonin e shkuar ka treguar shumë pak dhe ambientimi nuk ka ardhur. Zgjidhja më e mirë do ishte huazimi sepse me këtë trafik, vështirë të ketë minuta për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat