​Zhvillohet “Loja e Yjeve”, flasin protagonistët

Futboll

​Zhvillohet “Loja e Yjeve”, flasin protagonistët

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 18:33
Ledri Vula

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është zhvilluar ndeshja me karakter miqësor e njohur si “Loja e Yjeve” e organizuar nga Komuna e Prishtinës si dhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Kjo ndeshje shënoi 22 vjetorin e çlirimit të Prishtinës dhe morën pjesë emra të njohur nga sporti, arti dhe fusha të ndryshme duke përfshirë emra si Ismet Munishi, Dardan Berisha, Edmond Azemi, Afrim Tovërlani, Ledri Vula, Kushtrim Mushica, Arsim Plepolli etj.

Protagonistët e kësaj ndeshje miqësore u shprehën shumë të kënaqur me këtë organizim duke e cilësuar si mundësi të mirë për t’u takuar me akterë të fushave të ndryshme.

Analisti dhe trajneri Arsim Plepolli me këtë rast tha për KosovaPress se ky organizim ishte shumë i nevojshëm dhe se janë të nderuar të gjithë ata që janë ftuar në këtë ngjarje.

Plepolli: Jam shumë i nderuar që jam ftuar për të qenë pjesë e kësaj ngjarje

“Është kënaqësi të takohemi më shokë që nuk jemi parë ndoshta një kohë më të gjatë sepse secili me obligime të veta. Kjo është nder për ne që na kanë ftuar të vijmë dhe ta luajmë këtë lojë do të thoja për çlirimin e Prishtinës. Ne këtu jemi të gjithë kolegë, të gjithë shokë, të gjithë kemi luajtur së bashku prapë me disa artistë me disa këngëtarë me të vërtetë është kënaqësi të jemi pranë tyre.”, tha Plepolli.

Ai shtoi se tashmë ai dhe të tjerët që ,morën pjesë në këtë ndeshje nuk mund të japim maksimumin, por në këtë ka ndikuar edhe rasti i fundit që ndodhi me danezin Christian Eriksen për të pasur kujdes të shtuar.

Plepolli: Na ka frikësuar rasti i Eriksenit

“Të them të drejtën na ka frikësuar pak edhe Erikseni se po frikohemi edhe shumë të japim maksimumin. Po sigurisht që nuk mundemi ta japim atë maksimumin por prapë sado ku do pak po mundohemi që të japim atë që dimë por nuk jemi në atë nivelin siç kemi qenë.”, shtoi Plepolli.

Nga ana tjetër, reperi i njohur kosovar Ledri Vula i cili luajti për disa minuta në këtë ndeshje tha se ai vazhdon të ketë kondicion për të luajtur futboll sepse vazhdon të bëjë ushtrime dhe se ftesës për të marrë pjesë në këtë ngjarje i është përgjigjur menjëherë.

Vula: Kam kondicion sepse vazhdoj të ushtrojë.

“Po, po, kondicion, se po ushtroj, kondicion kam, fiziku qaq i shpejtë në ofside po më rrezojnë. E kam marrë vesh vonë, por normal kam qenë menjëherë iu kam përgjigjur ftesës.”, tha Vula.

Vula më tuje duke folur për KosovaPress zbuloi edhe skuadrën e tij favorite për ta fituar Kampionatin Evropian duke thënë se ka dëshirë që Gjermania të shpallet Kampion i Evropës.

Vula: Favoriti im në Euro 2020 është Gjermania

“Po, nëse po më pyet kush, Gjermania kisha pasur dëshirë të fitojë...Franca dhe Italia më duket janë ekipe të mira, Portugalia por tani në këtë grup dikush do të bie, po duket që Portugalia sipas të gjitha gjasave. Unë me Gjermaninë jam.”, tha ai.

Kurse, basketbollisti i Kombëtares së Kosovës Dardan Berisha se ishte shumë i lumtur që ishte pjesë e kësaj ngjarje e cila shënon ditën e çlirimit të Prishtinës dhe se ishte një eksperiencë shumë e mirë.

Berisha: Ishte shumë eksperiencë e mirë

“Po, shumë mirë ishte, luajtëm shkurt, por me rëndësi ne jemi ardhur këtu për ditën e çlirimit të Prishtinës kështu që më shumë është kjo qef, u ndjeva shumë mirë. Para dy viteve ishim prapë këtu, tani prapë kështu që përnime shumë eksperiencë e mirë”

Ndryshe nga Vula, kombëtarja favorite për ta fituar Euro 2020 për Berishën është Italia edhe pse thotë se është befasuar shumë nga Franca sepse ka pritur më shumë nga kjo skuadër.

Berisha: E favorizojë Italinë, por ja befasuar nga Franca sepse kam pritur më shumë nga kjo skuadër

“Po, po i shikoj, po them Franca pak më ka befasuar se kam menduar që është ekipa më e mira, ama njëjtë Franca, Gjermania besoj. Unë Italinë e kisha pas qef.”, theksoi Berisha.

Eroll Salihu, Sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës tha se ndihet shumë mirë për organizimin e kësaj ndeshje duke kujtuar se para dy vitesh kjo ndeshje u zhvillua para një numri të madh të tifozëve, por situata pandemike ka bërë që kjo të ndryshojë.

Salihu: Është nja rast i mirë që përveç tjerash të shihemi mes vete

“Po, dhashtë Zoti, e dini që kjo pandemi të kalojë, para dy viteve ka qenë një spektakël i vërtetë, shpresojmë që viti i ardhshëm të jetë po ashtu me shikues, pra është me rëndësi, nga kjo pandemi çfarë kemi mësuar që duhet ta shfrytëzojmë çdo moment në aspektin social, të jemi sa më afër njëri-tjetrit....Është një rast i mirë përpos tjerash të shihemi mes vete sepse jeta është dinamike dhe në anën tjetër që të ardhmen shikuesit do të thotë të vijnë në numër sa më të madh.”, tha Salihu.

Salihu për KosovaPress zbuloi edhe planin që në stadiumet kosovare dalëngadalë të filloje lejimi i tifozëve.

Salihu: Po punojmë që ta gjejmë një çelës për rikthimin e tifozëve brenda stadiumeve

“Po sigurisht do të bisedojmë kuptohet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Sportit varet nga vendimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Asagjë më e rëndësishme nuk është se jeta. Nëse shkon në këtë drejtim vaksinimi i përgjithshëm i popullatës dhe nëse e gjejmë një çelës të kemi një numër të caktuar shikuesish dalëngadal besoj se do t’ia arrijmë që deri në fund të këtij viti të kemi tifozerinë tonë nëpër stadiume.”, tha Salihu.

Krejt në fund, Salihu për KosovaPress zbuloi edhe skuadrën që ai e mbështetë për ta fituar Kampionatin Evropian Euro 2020

Salihu: Unë e favorizojë Francën..

“Unë e favorizoj Francën të them të drejtën, edhe Anglinë edhe Gjermaninë por mendoj që Franca e ka ekipin më të mirë.”, theksoi Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat