Optimizëm të Prishtina para ndeshjes së Championsit

Futboll

Optimizëm të Prishtina para ndeshjes së Championsit

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:41
Optimizëm të Prishtina para ndeshjes së Championsit

Prishtina sot për herë të parë e përfaqëson Kosovën në Champions League.

Ndërsa e nis nga raundi preliminar dhe ndeshjes eliminues gjysmëfinale me Folgoren nga San Marino. Para ndeshjes së sotme dhe pas treningut të sotëm në “Elbasan Arena”, flet kapiteni, Lorik Boshnjaku.

“Ishte një trening i lehtë si para çdo ndeshje tjetër, pak më i lehtë jo aq i vështirë duke mbajtur konstant përqendrimin maksimal për ndeshjen e sotme.

E presim përballjen me kundërshtarin me qetësi dhe vetëbesim shumë të madh.

Shpresojmë shumë në rezultat pozitiv dhe kalimin në finale, megjithëse pothuajse nuk kemi fare informata për kundërshtarin. Por, ne duhet bërë punën tonë, të japim maksimumin nga vetja jonë, të zhvillojmë lojën tonë ashtu siç e kemi bërë gjatë tërë kampionatit”.

“Thjesht, jam shumë optimist, jo vetëm për ndeshjen e sotme, por për krejt këtë raund preliminar, por kuptohet së pari t’i qasemi ndeshjes", tha Boshnjaku për faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat