Kryetrajneri i Prishtinës: Është kjo garë e re për klubin

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Është kjo garë e re për klubin

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:44
Kryetrajneri i Prishtinës: Është kjo garë e re për klubin

Flet kryetrajneri, Zekirija Ramadani para ndeshjes së sotme, Folgore - Prishtina.

”Është kjo garë e re për klubin, na pret ndeshja e “Champions”, ku kemi përball kampionët e San Marinos dhe ku jemi munduar të marrim disa informata për ata, aq sa kemi mundur të arrijmë t’i kemi për këtë skuadër kundërshtare.

Kemi kushte ideale, fusha është e përkryer, i besoj skuadrës në përgatitjen fizike, përgatitjen mentale, për dëshirën që kanë futbollistët për të dhënë maksimumin. Dhe jam i bindur nëse ia arrijmë të japim maksimumin, atëherë nuk e diskutojmë aspak fitoren.

Gjithsesi duhet të marrim shumë seriozisht këtë takim, sepse shumë analistë e kanë quajtur amatore kundërshtarin tonë, por ajo nuk duhet të na lirojë aspak, por duhet të motivohemi, të mobilizohemi dhe të marrim sikur kemi njërin prej kundërshtarëve më të fortë të mundshëm”.

“Patjetër, te loja jonë Bekteshi dhe Abazi kanë qenë ndoshta dy futbollistët më të padiskutueshëm. Mungesa e tyre besoj që nuk do të vërehet duke besuar te ekipi, te futbollistët që do t’i zëvendësojnë ata”, tha Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat