Kroacia kundër Skocisë

Futboll

Kroacia kundër Skocisë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:59
Kroacia kundër Skocisë

Kroacia do të takohet me Skocinë në Grupin D në rrethin e tretë (i fundit për këtë fazë) në "Euro 2020".

Ndeshja, që fillon në orën 21:00, do të luhet në stadiumin "Hampden Park" në Glasgou.

Kroatët për këtë sfidë do t’i kenë të gjithë lojtarët në dispozion, derisa do të tentojnë të fitojnë në mënyrë që të shpresojnë të kalojnë fazën e grupeve me katër pikë.

Në anën tjetër, Skocia, që ka vetëm një pikë, do të ketë mungesën e Billy Gilmour, që është i infektuar me koronavirus, e që shpresat e tyre janë ende gjallë për një kualifikim nga vendi i tretë.

Takim interesant do të jetë edhe ai në mes të Republikës Çeke dhe Anglisë, që po ashtu fillon nga ora 21:00.

Ballafaqimi do të luhet në stadiumin e Wembleyt, e që po ashtu do të ketë qëllime të mëdha.

Anglia që ka mungesën e Ben Chilwell dhe Mason Mount, që janë të karantinuar shkaku i kontaktit me Gilmour nga takimi me Skocinë, shpreson në fitore që ta mbyll fazën e grupeve si lider.

Në anën tjetër, Republika Çeke ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe me katër pikë, në rast fitores ndaj Tre Luanëve, do ta mbyllte fazën si lider i grupit D.

Në Grupin D Repuvlika Çeke është lider me katër, po ashtu edhe Anglia, derisa Kroacia e Skocia me nga një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat